Pse nuk garoi kundër Bashës për kreun e Partisë? Alibeaj: E kalova me sukses sfidën time, mbajta gjallë PD-në!

0

A ka të drejtë që të kandidoj Lulzim Basha?

Unë e kam thënë prej kohësh që kushdo ka të drejtë që të kandidoj. A do të kemi një proces të drejtë dhe transparent, kjo është sfida. Kjo nuk është garë mes Gjergj Hanit apo Lulzim Bashës, sfida është se sa procesi do të jetë transparent, sa hapësirë do ju jepet demokratëve.

Pse nuk kandiduat ju përballë Bashës?

Unë e kam bërë të ditur dhe në deklaratën time të dorëheqjes, jam shumë serioz në detyrat e mia në PD. Mund ta them me plotë gojën që sfida ime ka qenë shumë e suksesshme, sa kohë që kishim luftë nga dy anë, sfida ishte që PD të dilte e gjallë, dhe të kishte koshiencë, e ndryshuar në mentalitet dhe e aftë për të parë në sy gabimet.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu