Pse përplasja Meloni-Berlusconi e bën Salvinin të lumtur

0

Po punohet edhe të dielën në qendrën e djathtë. Kjo me qëllim për të ndërtuar ekipin qeveritar, por mbi të gjitha për të ndrequr përçarjen midis Giorgia Melonit dhe Silvio Berlusconit. Një dorë e shtrirë nga Fdi (Fratelli D’Italia) ndaj drejtuesve të Forza Italia.

Liderë të ndryshëm të qendrës së djathtë hedhin ujë mbi zjarrin e përplasjes që ndodhi të enjten në Senat. Giorgia Meloni pret një falje nga Berlusconi për nofkat që i vendosi. Justifikime nuk do të vijnë, të paktën publikisht. Por, nga e gjithë kjo duket se fiton Salvini, personazhi që deri para pak kohësh dukej se do të spostohej nga qeveria.

Ministritë më të rëndësishme në këtë pikë kanë favoritë. Sipas zërave të fundit, Antonio Tajani (i cili është përfaqësuesi i krahut më të butë ndaj Melonit) duhet të jetë ministri i jashtëm i ardhshëm. Raffaele Fitto, ish-punonjës i Policisë, duket senuk ka rivalë për departamentin e Çështjeve Evropiane, Adolfo Urso nuk ka gjasa të befasojë në Ministrinë e Mbrojtjes, Carlo Nordio shkon tek Drejtësia dhe Marina Elvira Calderone drejtohet tek Ministria e Punës. Francesco Rocca, president i Kryqit të Kuq Italian, është favorit për Ministrinë e Shëndetësisë. Gennaro Sangiuliano, drejtori aktual i Tg2, mund të shkojë në dikasterin e Kulturës. Guido Crosetto, mund të jetë ministri i Zhvillimit Ekonomik. Ministria e Bujqësisë do të shkojë tek aleatët e Ligës: është një dikaster i lakmuar, ky drejtuesi bën “fushate elektorale të përhershme”, sepse puna të lejon të udhëtosh në të gjithë vendin dhe të ruash kontakte me shumë federata dhe shoqata.

Gianmarco Centinaio ndoshta do të marrë këtë post. Giancarlo Giorgetti duhet të jetë ministri i ardhshëm i Thesarit, Matteo Salvini, do vendoset tek Infrastruktura; prefekti Matteo Piantedosi (ish-kreu i kabinetit të vetë kreut të Lega-s) vendoset tek Ministria e Brendshme, ndërsa Roberto Calderolin në Çështjet Rajonale.

Por Ministria e Shëndetësisë mund të shkojë tek Forza Italia, edhe pse do të varet nga kthesa e përplasjes mes Giorgia Melonit dhe Silvio Berlusconit.

Tani nuk ka shumë deputetë të gatshëm të ndjekin liderin e vjetër në një përballje të mundshme kokë më kokë me kryeministrin e ardhshëm. Kështu që “Forza Italia” do të duhej të kënaqej me katër ministri, nga të cilat vetëm dy janë të rëndësishme. Brenda Fratelli d’Italia mbizotëron bindja se pakti i koalicionit do të rezistojë dhe Lega e Matteo Salvinit, i cili e gjen veten thuajse rastësisht në rolin e ri, do të mbushet me dikastere, ndoshta përtej të gjitha pritshmërive.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu