Pse Shqipëria do të marrë borxh me interesa më të larta se Maqedonia e Veriut? Çfarë thotë ministrja Ibrahimaj

0

Është duke u diskutuar në Komisionin e Ekonomisë, dalja e Shqipërisë për të marrë deri në 700 milionë euro borxh në tregjet ndërkombëtare. Ishte ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj ajo që ka listuar arsyet se pse Shqipëria po merr një borxh të ri, që sipas saj do të emetohet në vitin e ardhshëm, për të mbuluar nevojat e qeverisë, si për financimin e borxhit të kaluar ashtu edhe për nevojat që ka shkaktuar pandemia.

“Emetimi i një eurobondi ka një rëndësi të veçantë sidomos për vendet me një ekonomi të vogël. Eurobondi jo vetëm na ndihmon për plotësimin normal të nevojave të buxhetit të shtetit, por përfaqëson një mundësi për të përmirësuar perspektivat e investitorëve, duke prezantuar më tej perspektivat optimiste afatmesme.

Në daljet e mëparshme kemi pasur norma interesi në rënie. Eurobondi do të jetë nga  500-700 milionë euro dhe një afat maturimi nga  7 deri në 10 vite në bazë të tregjeve të huave. Jemi në përfundim të plotësimit të dokumenteve. Financimi do të përdoret për mbështetje buxhetore dhe do të përdoret arsimi, shëndetësia, bujqësia apo infrastruktura dhe mbështetje e investimeve publike. Një pjesë i investimit do të mbetet në thesar për vitin 2022

Të gjitha gjasat janë që dalja në tregjet e jashtme vitin e ardhshëm, do të jetë më e shtrenjtë. Edhe vende të tjera të rajonit si Serbia apo Maqedonia e Veriut kanë dalë në tregjet e eurobondit. Në eurobond dilet për shkak se mund të përballesh me interesa më të ulëta. Sa i takon FMN vlerësimet kanë ardhur duke u përmirësuar”, u shpreh Ibrahimaj në Komision.

Ndërsa ish ministrja e Ekonomisë, Anila Denaj tha se dalja në fillim të nëtorit për eurobondin është i duhuri.

“Puna për marrjen e eurobondit ka nisur në qershor, dhe ne kemi marrë vlerësimin e institucioneve të huaja për të dalë në tregjet e huaja. Zhvillimi ekonomik i këtij viti është një tregues i  sigurt për çelësin e suksesit. Dalja në fillim të nëntorit do të jetë e duhura”, tha Denaj.

E pyetur nga deputeti i opozitës Arbi Agalliu, se pse Shqipëria do ta marrë eurobondin me një interes më të lartë se vendet e tjera të rajonit, Ibrahimaj tha se Maqedonia ka një nivel më të ulët të borxhir, në krahasim me Shqipërinë, dhe kjo është arsyeja se pse del më lirë në tregjet ndërkombëtare.

“Atëherë në radhë të parë që parametrat ekonomik duhet ti krahasojmë me veten tonë, Maqedonia është në një suituatë krejt tjetër, nëse normat kanë ardhur në rënie, ne nuk mund të themi pse një shtet tjetër ka një normë më të ulët interesi. Duhet të shohim te vetja jonë”, tha Ibrahimaj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu