Kërkesa e bërë nga deputeti demokrat, Flamur Noka drejt drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano:
Gjatë zhvillimit të Kuvendit Kombëtar të partisë Demokratike, ditën e shtunë në datën 11 dhjetor 2021, që nga ora 12:00 deri në orën 18:00 policia ka mbajtur të rrethuar të gjithë perimetrin e selisë qëndrore të PD duke qenë të pranishme forcat special si FNSH, RENEA në kundërshtim me çdo akt dhe normë.
Duke u nisur nga këto fakte kërkojmë informacion nga ana juaj përse janë ndërmarrë këto veprime dhe nga kanë ardhur të dhënat dhe cili është institucioni që e ka kërkuar këtë prani të forcave policore në selinë e PD-së.