Pse u shtye seanca për Zani Çaushin në Gjykatën e Korçës ?

0

KORÇË

Shtyhet seanca për zbutjen e sigurisë në burg për Zani Çaushit. Seanca e radhës është vendosur për në datën 14 prill pasi është paraqitur një raport i vlerësimit të rrezikshmërisë të të dënuarit dhe kjo kërkon kohë për palët që të njihen me raportin.

Seanca e sotme me dyer të mbyllura ishte për ndryshimin e llojit të sigurisë së burgut ndërkohë që një tjetër seancë është parashikuar të ndodhë edhe në ditët në vijim për kërkesën e lirimit me kusht. Çaushi vuan dënimin në siguri të lartë në IEVP, Drenovë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu