– Asnjë ceremoni në rast të një fitoreje matematikore në Ligue 1. Paris Saint-Germain i nevojitet një pike në ndeshjen e sotme kundër Angers (21:00) për të fituar titullin e tij të dhjetë të kampionit të Francës.
Por klubi parizien ka njoftuar se festimet do të shtyhen për në 21 maj, kur do të luhet edhe ndeshja e javës së fundit, kur PSG do të përballet me Metz në “Parc des Princes”.
Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që skuadra të falënderojë publikun për mbështetjen e marrë me një lloj “xhiro nderi”. Së shpejti do të fillojë edhe ndërtimi i një podiumi për ceremoninë, duke theksuar se në përgjithësi festimet do të jenë “të matura”.
Ndërkohë trajneri Mauricio Pochettino ka apeluar për ndeshjen dhe trofeun e pritshëm: “Unë mendoj se nuk duhet të nënvlerësojmë rëndësinë e fitimit të titullit të kampionit të Francës. Është e rëndësishme për ne në nivel personal, është e rëndësishme për klubin, dhe është e rëndësishme për tifozët. Shpresoj që tifozët festoni me ne. Mendoj se do të ishte mirë të kishim një atmosferë fantastike në stadium të shtunën, të fitonim ndeshjen dhe të festonim së bashku,”- është shprehur ai gjatë konferencës për shtyp para këtij takimi.