Sulm i mundshëm nga Paris Saint Germain për Rafael Leao. Sipas asaj që raportohet nga “Gazzetta dello Sport”, klubi francez është i gatshëm t’i ofrojë Milanit 70 milionë euro për portugezin, kompletuar me një kontratë 6 milionë euro në sezon për numrin 17 të kuqezinjve.
Sidoqoftë, klubi italian është gati të thotë “jo” dhe të ngrejë murin, pasi e konsideron Leaon një kapital mbi të cilin do të vërë bast edhe në vitet e ardhshme. Milani është gati të përmbushë kërkesat e Rafael Leaos në lidhje me rinovimin e kontratës, pasi ka paraqitur ofertën e parë prej 4.5 milionë eurosh.
“MilanNews.it” bën një bilanc të situatës për të ardhmen e sulmuesit portugez dhe më gjerë: “Së fundi, agjenti i tij Jorge Mendes mori disa propozime joshëse, por ato nuk mjaftojnë për të lëkundur Maldinin dhe Massara, të cilët kanë synimin total për ta mbajtur edhe disa vite të tjera.
Në tryezë ka një ofertë prej 4.5 milionë euro në vit, deri më 2026. Kërkesa e Mendes është pak më e lartë, por do të gjendet një zgjidhje për ta mbyllur rinovimin.
Milani do të donte gjithashtu të merrte Renato Sanches, po ashtu të menaxhuar nga Mendes. Sapo të përfundojë transferimi i klubit te pronari i ri, ata do të tentojnë ta mbyllin marrëveshjen me mesfushorin portugez të Lille.