Sergio Ramos mbetet pa ndryshim me 283 minuta lojë me Parisin këtë sezon. Siç pritej, mbrojtësi spanjoll i goditur në kofshë që nga fundi i janarit, nuk mori pjesë në stërvitjen e mëngjesit të kësaj të premteje e fundit para ndeshjes.
Ai humbet ndeshjen e radhës në shtëpi ndaj Saint-Étienne. Po ashtu të gatshëm nuk do të jenë edhe Leandro Paredes (i dëmtuar), si dhe Ander Herreran (i dëmtuar).
Për pjesën tjetër të skuadrës, tre yjet e Parisit: Messi, Mbappé, Neymar, ishin të pranishëm në seancën stërvitore, ndërkohë që mesfushori Marco Verratti, për shkak të kartonëve është i pezulluar nga ndeshja e së shtunës.