Publikohen fotot brenda burgut/ Ish ministri i Mjedisit, Lefter Koka në paraburgimin e qelisë 313

0

Së fundmi janë publikuar edhe foto nga qelia e burgut 313 ku po qëndron në paraburgim ish ministri i Mjedisit, Lefter Koka. Në pamjet e siguruara, ish ministri shihet gjatë momentit që ka dalë në oborr për t’u ajrosur.

Kujtojmë se Koka u arrestua me urdhër të SPAK dhe ndaj tij rëndojnë 3 akuza: shpërdorim detyre, pastrim parash dhe korrupsion. Prej shumë ditësh tashmë analistë dhe politikanë të shumtë e kanë konsideruar Lefter Kokën si një “kokë turku” të sakrifikuar nga kryeministri Edi Rama.

Ndërsa ish kryeministri Sali Berisha ka theksuar se në krye të aferës korruptive për të cilën akuzohet Lefter Koka qëndronte vetë kryeministri Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu