Rezultatet e para të referendumit në Serbi për ndryshimet kushtetuese në lidhje me sistemin e drejtësisë janë publikuar në mediat serbe. Pas numërimit të kutive të para të votimit, rezultatet tregojnë se 60.48% e votuesve janë shprehur pro ndryshimeve kushtetuese të propozuara nga qeveria serbe, ndërsa 39.52% kanë thënë “jo”.
Pjesëmarrja në referendumin e ditës së sotme u vlerësua 31%.