Publikohet formacioni zyrtar i ndeshjes Shqipëri-Angli (Skema e re)

0

Shqipëria luan sot një ndeshje shumë të rëndësishme, me start në orën 18:00 në “Air Albania” kundër Anglisë. Është përballja e dytë në grup ndaj një kundërshtari të paimagjinueshëm që të krahasohemi me të.

Por, a do t’i dorëzojmë “armët” që në nxehmje? Kurrë jo! Askush nuk e çonte nëpër mend fitoren në Aveiro ndaj Portugalisë, që në atë edicion u shpall kampione Europe. Pra, po sikur? Kjo është një ndeshje llogarish për Shqipërinë.

Thënë që në krye të herës që kualifikimi nuk mund të listohet si objektiv, diskutimi vijon në rrafshin e dëshirës dhe llogarive si dhe çfarë duhet bërë bashkë për të shkuar drejt një ëndrre të pacekur më parë.

Nëse Shqipëria bën një mrekulli dhe e ndal Anglinë, pra me një barazim, pasi fitorja do të ishte event i jashtëzakonshëm sportiv dhe katapultë e rëndësishme në Grupin I, na jep një dorë për shumë arsye, që realisht të shpresojmë. Kjo, për faktin se do të ndalnim një pretendent.

Më kryesorin e grupit. Së dyti, këtij pretendenti absolut do t’i “impononim” që në përballjet me Poloninë dhe Hungarinë (të cilat shndërrohen në rivale direkte për Shqipërinë për vendin e dytë dhe jo vetëm të tretin) “Tre Luanët” të mos e diskutojnë as edhe një pikë rrugës. Së treti, gjithmonë nëse bëhet “bingo” edhe në San Marino, pra me të paktën shtatë pikë në 3 ndeshje, do të krijonte atmosferën elektrizuese që e ndihmon skuadrën.

Pra, një pikë përballë më të fortës së grupit, kur bashkohet edhe me barazimin 3-3 mes Polonisë dhe Hungarisë, ato që diskutojnë mes tyre vendin e dytë dhe të tretë, na krijon hipotetikisht një situatë shumë të favorshme për Shqipërinë. Këtë fundjavë kuqezinjtë nuk kanë vetëm një ndeshje prestigji, duke regjistruar ndeshjen e gjashtë në histori përballë “Tre Luanëve” të cilët vetëm kanë fituar ndaj nesh, por është edhe një mundësi… hipotetike, për të bërë llogaritë tona.

Trajneri Edi Reja i ka surprizuar të gjithë me formacionin zyrtar. teksa risia e madhe është aktivizimi i Memollës nga minuta e parë, ndërkohë që reparti ofensiv do të përbëhet nga Uzuni, Cikalleshi dhe Broja.

Ndërkohë trajneri i Anglisë ka hedhur në fushë formacionin më të mirë të mundshëm që ka në dispozicion, duke i besuar sulmin treshes, Stërling, Maunt dhe Kejn.

FORMACIONET ZYRTARE:

Berisha, Gjimshiti, Veseli, Ismajli, Hysaj, Memolla, Bare, Laçi, Uzuni, Cikalleshi, Broja. Trajner: E. Reja.

ANGLIA: Pope, Uoker, Meguajër, Stons, Shou, Foden, Rajs, Filips, Maunt,  Stërling. Kejn, Trajner: G. Southgejt.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu