Publikohet foto e Beqir Selamajt, autorit të dyshuar të vendosjes së tritolit tek lokali “The boss”

0

Ky është Beqir Selamaj alias Beqir Muratit, i cili u arrestua nga policia pasi më datën 8 dhjetor i vuri tritolin një lokali tek ‘Uji i Ftohtë’.

28-vjeçari u ndalua falë operacionit ‘Danger’ dhe iu sekuestruan dy celularë, një biçikletë dhe veshjet e përdorura gjatë ngjarjes së 8 dhjetorit.

Beqir Selamaj është i njohur për drejtësinë, pasi më parë është arrestuar për vjedhje, ndërsa ka precedent penalë edhe në fushën e narkotikëve. Selamaj, rezulton i arrestuar dhe në 2018 me një grup që kryen 12 vjedhje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu