Publikohet njoftimi: Kur do të mbahet ceremonia e Nobelit për Paqe

0

Ceremonia e prezantimit të Çmimit Nobel për Paqe, do të mbahet në Oslo më 10 dhjetor. Lajmin e ka bërë të ditur ditën e sotme Komiteti i Nobelit.

Ky vendim ka ardhur pasi ceremonitë për çmimet tjera Nobel, që organizohen në Stokholm janë anuluar për të dytin vit me radhë, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Sipas Komitetit Norvegjez të Nobelit, pjesëmarrës pritet të jenë dy laureatët e këtij viti, gazetarja filipine, Maria Ressa dhe Dmitry Muratov, kryeredaktor i të përditshmes ruse, Novaya, gjithashtu edhe udhëheqësi i Programit të Kombeve të Bashkuara për Ushqim, David Beasely.

Kjo agjenci ka fituar Çmimin Nobel për Paqe më 2020, mirëpo ceremonia në Olso ishte anuluar.

Ndërkohë organizatorët në shtator njoftuan se fituesit e çmimeve tjera Nobel, do të pranojnë medaljet dhe diplomat në vendet e tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu