Studentët e Fakultetit të Arteve në UT, Bleron Veliu edhe Ardi Lena, janë ftuar në stacionin policor të Tetovës pas një denoncimit të bërë nga profesoresha e tyre Besiana Memhedi. Profesoresha i ka akuzuar dy të rinjtë për incizim të paligjshëm.
Studenti i vitit të tretë në degën e muzikës, Bleron Veliu nga Kosova, ka thënë për TV21 se denoncimi i është bërë pasi profesoresha Mehmedi dyshon se ai e ka incizuar dhe publikuar zënkën në fakultet.
“Profesoresha Besiana më ka akuzuar mua se më datë 21 mars 2022 e kam incizuar unë dhe në të njëjtën datë e kam bërë publikimin në YouTube. Kjo nuk është e vërtetë. Unë nuk e kam incizuar dhe nuk e di se kush e ka bërë atë publikim, atë e kam marr vesht nga ju. Ne ishin në kafe edhe ju na lajmëruar për deklaratë”,- tha studenti Bleron Veliu.
Studenti tjetër Ardi Lena gjithashtu është thirrur në polici për të dhënë deklaratë, por për shkak se ndodhej në qytetin e lindjes Strugë, deklaratën para zyrtarëve në policisë do ta japë atje.
“Unë isha i ftuar edhe studenti Ardi Lena, jo nuk është paraqitur do i shkojë letra në Strugë, do të japë deklaratë në Strugë”,-tha Bleron Veliu.
Sipas Tv 21 studenti Lena ka deklaruar se ende nuk ka marr asnjë ftesë nga policia e Strugës. Para tre ditësh në Youtube u publikua një audio-incizim ku dëgjohet një debat i tensionuar mes studentit Ardi Lena dhe profesoreshës Besina Mehmedi. Studenti Ardi Lena konfirmoi se zënka ka ndodhur, ndërsa profesoresha Mehmedi përmes një statusi në Facebook incizimin e quajti montazh.