Puna nga shtëpia rriti konsumin e energjisë/ Familjarë harxhuan më shumë, paguajnë më lirë

0

Teksa qeveria po planifikon të kthejë regjimin e punës nga shtëpia, me qëllim kursimin e energjisë, të dhënat zyrtare të raportuara nga INSTAT tregojnë se gjatë viteve 2020 dhe 2021 konsumi nga konsumatorët familjarë u rrit ndjeshëm, në raport me vitet e mëparshëm. Rritja më e madhe u shënua gjatë vitit 2020, kur u raportuan dhe rastet e parë të të infektuarve me COVID-19 e që u pasua fillimisht me një mbyllje totale e më pas u fokusua te puna nga shtëpia, jo vetëm për administratën, por edhe për ato subjekteve private, që mund të kryenin punën në distancë.

Sipas INSTAT, përdorimi i energjisë elektrike nga konsumatorët familjarë u rrit me 7,8 %, në vitin 2020, në raport me 2019, që nuk ishte një vit pandemik. Ndërkohë që, gjatë vitit 2021 rritja e konsumit të energjisë nga konsumatorët familjarë ishte 4.2%. Paralelisht, çmimi me të cilin e paguajnë energjinë familjet është 9.5 lekë/kwh, një vlerë që në krahasim me çmimet e energjisë për biznesin është më i ulët.

Kjo do të thotë se vlera e arkëtimeve për Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike është më e ulët, duke ndikuar negativisht në buxhetin e kompanisë publike. Për vitin 2021, konsumatorët familjarë konsumuan rreth 47% të sasisë totale./Marre nga Scantv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu