Pushkë dhe kallëpe me lëndë plasëse në banesë, arrestohet 51-vjeçari në Durrës

0

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 51 vjeçar i cili u akuzua për dhunë në familje.

Policia bën me dije se pas kontrollit në banesën e shtetasit I.T. është gjetur dhe sekuestruar 1 armë zjarri pushkë, 3 kallëpe me lëndë plasëse, 3 radio dhënëse-marrëse dhe 1 kapsollë me 2 fije elektrike.

“Specialistët e Policimit në Komunitet, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, pas një telefonate të marrë në Sallën Operative, se në lagjen nr. 14, Durrës, në një familje kishte konflikt familjar, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë, ku kanë konstatuar shtetasin I. T., i cili ishte në gjendje të dehur.

Pas kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e tij janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pushkë, 3 kallëpe me lëndë plasëse, 3 radio dhënëse-marrëse dhe 1 kapsollë me 2 fije elektrike.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës u arrestua në flagrancë shtetasi I. T., 51 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”, thuhet në njoftimin e policisë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu