‘Pushoni pak’/ Risia e INSTAGRAM, ju lejon të shkëputeni nga aplikacioni

0

– Instagram ka kryer një update të ri! Tashmë aplikacioni do na njoftojë se kur do jetë koha që të shkëputemi nga ai. Opsioni ‘Take a Break’ u prezantua në muajin shtator mirëpo do jetë në përdorim nga tani e tutje.

Vendet të cilat do ta përdorin të parat janë: SHBA, Britani, Kanada dhe Australi.

Për ta aktivizuar këtë opsion, duhet të shkoni te “Settings” mund ta aktivizoni duke e bërë “on” dhe më tej zgjidhni një nga opsionet. Mund të vendosni vetë që Instagrami t’ju kujtojë pas 10, 20 ose 30 minutash.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu