Pushteti mbron fajtorët e aksidentit tragjik në Bullgari

0

Organizata e Brendshme Revolucionare Maqedonase – Partia Demokratike për Unitetin Kombëtar Maqedonas, e njohur shkurtimisht si VMRO-DMNE ka thënë se qeveria nuk duhet ta kërkoë fajin tjetërkund dhe të mos e vendosë barrën tek qytetarët.

Ata thonë se është turp për qeverinë që nuk e gjen fajin tek korrupsioni që ka kapur institucionet por 5tek viktimat të cilët nuk e pskan parë apo deklaruar këtë korrupsion.

‘Është turp që për LSDM-në dhe Qeverinë nuk është fajtor korrupsioni në institucione për rastin me aksidentin tragjik, por viktimat që nuk e kanë parë korrupsionin’, thotë  VMRO-DMNE.

Ata e kanë cilësuar gjithashtu si skandaloze deklaratën e Koordinatorit nacional për menaxhim me kufijtë të  emëruar nga LSDM-ja, Vlladimir Pivovarov, i cili nuk e pranojn fajin që autobusi i kësaj kompanie ka kaluar dids herë pa dokumenta, por e gjen fajin tek viktimat që nuk kërkuan ta shihnin lejen.

“Vlladimir Pivovarov, i cili gjithashtu është përgjegjës që autobusi i Besa Trans 135 herë ka kaluar kufirin pa leje për qarkullim ndërkombëtarë, nuk gjen faj në vetevete, për punën të cilën nuk e ka kryer, dhe për të cilën paguhet nga qytetarët, por tek pasagjerët që nuk e kanë kërkuar licencën për qarkullim ndërkombëtarë”, thuhet në njoftimin e VMRO-DPMNE-së.

Nga kjo parti shtrojnë pyetjen se pse Zaev, Pivovarov, Spasovski, Boçvarski, Iseni dhe të tjerët marrin paga nga shteti, në rast se qytetarët janë ata të cilët duhet të kryejnë kontrollet dhe të bëjnë punën e shtetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu