Pushtimi i Rusisë, publikohet sondazhi: Shtatë në dhjetë rusë mbështesin përfundimin e luftës në Ukrainë

0

Shumica e rusëve, 70 % e tyre mbështesin përfundimin e luftës në Ukrainë, sipas një sondazhi të Levada-Centr. Megjithatë, në të njëjtën kohë, shumica e të anketuarve, 57% e tyre nuk janë dakord që Ukraina duhet të rimarrë territoret e pushtuara nga Rusia.

Në sondazhin mujor të Levada-Centr mbi luftën, të anketuarit u ndanë rastësisht në dy grupe të barabarta. Grupi i parë u pyet: Nëse këtë javë presidenti Vladimir Putin do të vendoste t’i jepte fund konfliktit ushtarak me Ukrainën, a do ta mbështesnit atë vendim apo jo? 37 % janë përgjigjur “përkrah patjetër”, 33% “ndoshta do të mbështesë”, 12% “definitivisht jo”, 9% – “ndoshta jo”, 9% – “e vështirë të përgjigjem”.

Ndërsa grupi i dytë i të anketuarve u pyet: Nëse këtë javë presidenti Vladimir Putin vendos t’i japë fund konfliktit ushtarak me Ukrainën dhe të kthejë territoret e aneksuara të Ukrainës, a do ta mbështesnit këtë vendim apo jo? 16 % janë përgjigjur “padyshim që do të mbështes”, 18% “ndoshta do të mbështesë”, 19% “ndoshta nuk e mbështes”, 38% “definitivisht nuk e mbështes”, 10% “e vështirë të përgjigjem”.

Raporti thekson se luftën në Ukrainë e mbështesin më së shumti personat e moshës 55 e lart, në masën 45%, ndërsa te moshat 18 deri në 24 vjeç kjo përqindje arrin në 23%.