“Pushtohet” Sevilla, 150.000 tifozë priten për finalen e Europa League

0

SPANJE – 150.000 tifozë, 100.000 skocezë dhe 50.000 gjermanë, priten në Seville për finalen e Europa League të mërkurën. Kështu bëri të ditur të marten, komisioneri i përgjithshëm i sigurisë publike spanjole, Juan Carlos Castro Estevez.

“Ka shumë njerëz me shumë alkool, shumica nuk kanë biletë, ka shumë kantiere në qytet, të gjithë këta përbërës mund të krijojnë probleme serioze”,– bëri të ditur kreu i policisë kombëtare.Të dy klubet morën secili nga 10 mijë bileta për këtë ndeshje në “Stade Sanchez-Pizjuan”, e cila ka një kapacitet prej 42 mijë vendesh.

“Do t’i mirëpresim në dy “fanbaza” që pinë shumë. Këta njerëz që janë mësuar të pinë birrë të nxehtë në vendin e tyre, kur të gjejnë birrat tona të ftohta, do të pinë edhe më shumë”,– parashikon Juan Carlos Castro Estevez.

Ai shpreh një anë socio-politike: “Nuk ka asnjë rivalitet mes dy klube, por është shqetësues fakti se idealet politike të të dyja palëve janë të ndryshme, me Eintrachtin me prirje të majtë dhe Rangersin më të djathtë. Ekstremistët në të dyja anët mund të bëjnë dëm”.

Për të minimizuar rrezikun e konfrontimeve, gjermanët dhe skocezët do të mblidhen në dy zona të ndryshme tifozësh, të ndara me 5.5 kilometra larg njera-tjetrës, përpara fillimit në ndeshjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu