Puthja që i kushtoi karrierën, ish-presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit dënohet me 3 vite nga FIFA

0

Ish-presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales, është përjashtuar nga të gjitha aktivitetet e lidhura me futbollin për tre vjet.

Rubiales, 46 vjeç, puthi në buzë sulmuesen Jenni Hermoso pas fitores së Spanjës në finalen e Kupës së Botës për femra ndaj Anglisë në gusht.

Ai refuzoi të jepte dorëheqjen pas incidentit, por u ndalua përkohësisht nga FIFA. Të hënën, FIFA njoftoi se ai ishte pezulluar për tre vjet për shkelje të nenit 13 të kodit të tyre disiplinor.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu