Puthje e përqafime, Messi kapet në momente intime me bashkëshorten e tij

0

Kampionati spanjoll u mbyll dhe tashmë futbollistët kanë gjithë të drejtën e zotit të shijojnë disa ditë pushimi dhe relaksi në plazh, pasi edhe temperaturat ua mundësojnë më së miri.

Njëri prej tyre është edhe Lionel Messi, i cili po shijon pushimet romantike me bashkëshorten e tij Antonela Rokuco dhe fëmijët në Ibiza.

Leos i është bashkuar edhe shoku i skuadrës, Luis Suarez së bashku me familjen e tij.

Ylli argjentinas u fotografua në krah të bashkëshortes teksa putheshin e përqafoheshin në një jaht luksoz.

Antonela vuri në pah format e saj të tonifikuara trupore e veshur me bikini. Fotot kanë bërë xhiron e internetit, ndërsa çifti duket më i dashuruar se kurrë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu