Putin akuzon Perëndimin se po tenton të vrasë gazetarët rusë por nuk jep asnjë provë

0

Komente interesante po dalin nga Kremlini pasditen e sotme, ku ka folur presidenti rus Vladimir Putin.

Putin duket se akuzoi Perëndimin për përpjekje për të vrarë gazetarët rusë, pa dhënë asnjë provë për këtë pretendim.

Ai pretendoi se një përpjekje e tillë ndaj një reporteri televiziv ishte penguar nga Shërbimi Federal i Sigurisë (FSB).

“Këtë mëngjes, Shërbimi Federal i Sigurisë ndaloi aktivitetet e një grupi terrorist që planifikoi të sulmonte dhe të vriste një gazetar të famshëm televiziv rus”, tha Putin.

“Ata kanë kaluar në terror – në përgatitjen e vrasjes së gazetarëve tanë.”

Më vonë, Rusia pretendoi se kishte arrestuar anëtarë të një grupi nacionalist që tentoi të vriste gazetarin pro-Putin, Vladimir Solovyev.

Sipas agjencisë së lajmeve Interfax, Moska thotë se të arrestuarit vepronin në emër të shërbimit special ukrainas.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu