Presidenti rus Vladimir Putin ka përmëndur pavarësinë e Kosovës gjatë takimit të tij me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres. Gjatë deklaratës së tyre për shtyp, Putin tha se i ka lexuar të gjitha dokumentet e Gjykatës Ndërkombëtarë të Drejtësisë për situatën në Kosovë.
“Personalisht kam lexuar të gjitha dokumentet e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për situatën në Kosovë. Më kujtohet mirë në vendim ku thuhet që një apo tjetër territor për ta ushtruar të drejtën e vetëvendosjes, nuk është i detyruar të kërkojë leje për të deklaruar sovranitetin. Ky është një vendim i gjykatës ndërkombëtare. Ky vendim u mbështet gjithashtu nga të gjithë”, tha Putin duke shtuar se Luhansku dhe Donetsku kanë të njëjtën të drejtë si Kosova.
Ndërkohë që pas kësaj fjalë të Putin, Guterres tha i prerë se OKB nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.
“Kombet e Bashkuara nuk e njohin pavarësinë e Kosovës” tha Guterres.