Putin i tërheq ‘veshin’ zyrtarit të tij pasi lavdëroi vendet e tjera: Uroj të kesh kuptuar gabimin! Vendi më i mirë në botë është Rusia

0

RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin shprehu besimin e tij se Rusia është vendi më i mirë në botë. Këtë deklaratë Putin e bëri në një takim të bordit mbikëqyrës të Agjencisë për Iniciativa Strategjike (ASI). Gjatë raportit të Drejtorit të Përgjithshëm të ANO “Agjencia për Zhvillimin e Aftësive Profesionale” Robert Urazov, i cili iu kushtua trajnimit të personelit shumë të kualifikuar në Rusi, Putin i tërhoqi vëmendjen duke i cituar atë që ai kishte shprehur më herët në një nga deklaratat e tij ku veçohej fraza “vendet e tjera, më të mirat në botë’.

Putin e kritikoi duke i rikujtuar se Rusia sipas tij është vendi më i mirë në botë dhe se Urazov duhet ta kishte kuptuar gabimin e bërë tashmë.

“Vendi më i mirë në botë është Rusia. Shpresoj se keni folur gabim”, tha Putin.

Udhëheqësi rus shtoi se pavarësisht kësaj, vendi ka punë për të bërë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu