Putin kërcënoi drejtpërdrejt BE-në, Gjermania do të dërgojë tanket ‘tmerruese’ në Ukrainë

0

BERLIN – Gjermania po planifikon të dorëzojë tanke kundërajrore në Ukrainë nga rezervat e veta për të ndihmuar në konflikt. Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht, synon ta bëjë të ditur këtë në takimin e përfaqësuesve nga 40 vende në bazën ajrore amerikane Ramstein.

Gjermania është vënë nën kritika për hezitimin e saj për dërgimin e armëve të rënda në Ukrainë, por duket se ka pasur një kthesë dhe tani zotohet të dorëzojë tanket Gepard nga rezervat e Bundeswehr-it. Këto tanke bazohen në shasinë e Leopard 1 dhe janë të pajisur me dy topa 35 mm dhe radar dhe mund të angazhojnë objektiva tokësore përveç objektivave ajrore.

Në fillim të agresionit rus kundër Ukrainës, dy muaj më parë, qeveria gjermane kishte vendosur ta furnizonte Ukrainën vetëm me armë mbrojtëse. Dorëzimi i armëve të rënda si tanke deri më tani ishte refuzuar. Por në javët e fundit ishin shtuar zërat nga koalicioni qeverisës (SPD, Të Gjelbrit dhe FDP) për të dërguar në Ukrainë edhe armë të rënda. Por mesa duket fjalimet e fundit të presidentit rus, Aleksandër Putin, nuk janë mirëpritur nga Gjermania.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu