RUSI-Presidenti rus Vladimir Putin në lidhje me marrëdhëniet me Perëndimin deklaroi në një intervistë për televizionin Rossiya 1, se ndjek shprehjen e vjetër që dukhet përgatitur për luftë nëse dëshiron paqe.
Një panel dypartiak i emëruar nga Kongresi amerikan tha të enjten se Uashingtoni duhet të përgatitet për luftëra të mundshme të njëkohshme me Moskën dhe Pekinin duke zgjeruar forcat e tij konvencionale, duke forcuar aleancat dhe duke rritur programin e tij të modernizimit të armëve bërthamore.
“Unë nuk mendoj se këto janë mendime të shëndetshme që u kanë ardhur në mendje njerëzve të shëndoshë, sepse të thuash se SHBA po përgatitet për luftë me Rusinë, mirë… Ne të gjithë po përgatitemi për luftë sepse ndjekim parimin e njohur të lashtë: Nëse doni paqe, përgatituni për luftë. Por ne veprojmë me supozimin se duam paqe”, tha Putin, shkruajnë mediat e huaja.
Putin shtoi se lufta kundër Rusisë dhe Kinës është e pakuptimtë dhe nuk është serioze. Putin mendon se ata thjesht duan të trembin.