Putin uron për postin e presidentit, Bajram Begajn

0

Tiranë-Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, i ka përcjellë urime Bajram Begajt për zgjedhjen e tij në postin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Në një postim nga Ambasada ruse në Shqipëri, thuhet se Putin i ka uruar shëndet dhe suksese z. Begaj në detyrën e tij më të lartë shtetërore.

“Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, i ka përcjellë urime z.Bajram Begaj për zgjedhjen e tij në postin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe i uroi shëndet dhe suksese në detyrën e tij më të lartë shtetërore”, thuhet në postimin e ambasadës ruse në Tiranë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu