Putin zëvendëson gjeneralin që do drejtojë operacionet në Ukrainë

0

Një zyrtar perëndimor ka konfirmuar se Rusia ka riorganizuar komandën e operacioneve të saj në Ukrainë, me gjeneralin e ri që ka pasur përvojë të gjerë në operacionet luftarake në Siri.

Burimi tha për BBC se komandanti i distriktit ushtarak jugor të Rusisë, gjenerali Alexander Dvornikov, drejton pushtimin rus.

“Ky komandant ka shumë përvojë në operacionet e operacioneve ruse në Siri”, tha burimi, ndërkohë që duket se presidenti Putin i ka bërë edhe njëherë llogaritë nga e para sa i takon operacionit në Ukrainë.

Vendosja e re u bë në një përpjekje për të përmirësuar koordinimin midis njësive të ndryshme, pasi grupet ruse më parë ishin organizuar dhe komanduar veçmas, tha zyrtari.

Rusia deri më tani ka luftuar për të arritur qëllimet e saj të luftës 45 ditë pas pushtimit, duke dështuar të kapë qytetet e ‘shenjestruara’.

Tashmë forcët ruse janë larguar pothuajse plotësisht nga Kievi dhe veriu e perëndimi i vendit, duke e përqendruar operacionin në jug dhe lindje të Ukrainës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu