Rusia ka bllokuar në Detin e Zi rreth 300 anije të ngarkuara me grurë për në BE. 300 anije që transportojnë grurë për eksport nga Rusia dhe Ukraina në Evropë janë bllokuar në Detin e Zi nga autoritetet ruse.
“Zero drithë aktualisht po eksportohet nga portet e Ukrainës asgjë nuk po largohet nga vendi”, tha për agjencinë e lajmeve dpa Jörg-Simon Immerz, kreu i tregtisë së drithit në BayWa.
Aktualisht nuk eksportohet më grurë nga portet e Ukrainës, ndërsa shumë pak vjen nga Rusia, duke ngjallur alarmin në tregun ndërkombëtar të lëndëve të para për përdorim ushqimor.