Në shtëpinë e “Big Brother VIP” janë futur disa kafshë, për të cilat duhet që të kujdesen banorët. Modelja Beniada Nisha nuk kishte si të mos komentonte në lidhje me to dhe një fjali e saj nëlidhje me gjelin dhe pulat hapi një diskutim komik. Beniada shprehet: “Pula nuk ka nevojë për gjelin për të bërë vezën, e bën vetë”. Kaq mjaftoi që banorët të diskutonin rreth kësaj.
Beniada: Jo, s’ka nevojë për gjelin për të bërë vezët, e bën vetë pa gjel.
Arbri: Duhet gjeli, apo jo? A duhet gjeli për të bërë vezë? Se na ka ngatërru.
Beniada: O Donald, për të bërë vezën a duhet gjeli? Apo nuk ka nevojë për gjelin?
Donaldi: Po pra, jemi çunat e shtëpisë, nuk ka nevojë për gjela.
Eltoni: Gjeli zakonisht që të bien klloçkë…
Beniada: Po gjeli çfarë bën atëherë?
Arbri: Gjeli është gjel, rri kot.
Beniada: Çfarë ndodh me pulën?
Donaldi: E ka thjesht për kënaqësi