Pylli i Amazonës në flakë, Brazili regjistron zjarret më të mëdha në 18 vitet e fundit

0

Brazili regjistroi gjatë muajit maj numrin më të madh të zjarreve në pyjet e Amazonit që nga maji i 2004-ës.

Ky është niveli më i lartë i zjarreve në 18 vitet e fundit, për rajonin e Savanës Serrado, sipas shifrave zyrtare të publikuara sot.

Satelitët e Institutit Kombëtar të Kërkimeve Hapësinore (INPE) zbuluan 2287 zjarre në Amazonë në maj, pothuajse dyfishi i së njëjtës periudhë të vitit të kaluar.

Ky ishte maji i dytë më shkatërrues në historinë e pyllit të Amazonës, pas rekordit të vendosur në vitin 2004, me 3313 zjarre.

Ambientalistët theksojnë se Brazili është përballur me një shpërthim zjarresh dhe shpyllëzimi që kur presidenti i ekstremit të djathtë Zaich Bolsonaro erdhi në pushtet në janar 2019.

“Këto shifra (në maj) nuk janë përjashtim, ato janë një prirje e katastrofës mjedisore gjatë tre viteve të fundit, e cila rrjedh nga një politikë e qëllimshme e qeverisë,” tha Mauricio Vojvodic, kreu i

Fondit Botëror për Natyrën në Brazil.

Qeveria Bolsonaro “injoron shkencën dhe Brazili do të paguajë një çmim të rëndë në të ardhmen”, këmbëngul ai.

Sipas ekspertëve, shumica e këtyre zjarreve janë zjarrvënie, të cilat konsistojnë në djegien e produkteve bujqësore në zonat e shpyllëzuara ilegalisht.

Muaji maj nuk është zakonisht ai ku regjistrohen më shumë zjarre në pyje. Kulmi është në gusht dhe shtator, në zemër të sezonit të thatë.

Të dhënat, të cilat tashmë janë shumë të larta që nga maji, parashikojnë një vit veçanërisht katastrofik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu