Balluku: Sot do diskutojmë mbi rezervat e sigurisë që bazohen në VKM e 2004. Ajo e shpjegon momentin e krizës dhe nuk bëhet fjalë kur ka mungesë produkti por edhe kur rriten çmimet përtej normales.
Prandaj duhet të flasim qartë se çfarë kërkon qeveria nga ju. Rezervat faktike dalin përmes konsumit të shitjes që ju keni bërë në vitin pararendës.
Ne i kemi të gjitha të dhënat, situata është e jashtzakonshme. Rafineritë e naftës duhet të mbajnë rezerva sigurie, nafta bruto, benzina automjetesh, ato të fluturimit ajror, lëndë djegëse. Shoqëritë e tregtimit te naftës po ashtu duhet të kenë rezerva.
Sasia e rezervës së energjisë për vitin pasardhës përcaktohet në 3mujorin e fundit të vitit. Do të nisë një kontroll në terren për të parë gjendjen faktike të depozitave të naftës, që nesër!
Edhe për transparencë do të ishte e udhës që edhe me shkrim të dorëzoni sasinë e rezervës pr tu koordinuar me sasinë që ne duhet të ruajmë, bazuar në sasinë e naftës së shitur në 2021.
Rafineritë e naftës, rezervën deri në 50% mund ta mbajë bruto. Shoqëria e tregtimit me shumicë e mban në rezervuaret e saj në bazë të një kontrate, brenda një afati të përcaktuar kohor.
Në bazë të ligjit nëse nuk plotësohet, 50% të vlerës së që mungon do jetë gjobë.