Nello Trocchia: Qëllimi i mafias shqiptare, si për të gjitha mafiet është të bëjë para. Për të bërë para dhe për të pasur një strukturë mafioze funksionale, duhet të kesh lidhje me politikën, me sipërmarrësit dhe me botën e profesionistëve. Si i ke këto lidhje? Përmes sistemeve korruptive. Më tregonte një ish-vrasës i Kamorës, që pata mundësinë ta njoh vitet e fundit, dhe që ka strukturë kriminale për të na treguar se çfarë janë mafiet, dhe vlen për ato italiane, vlen për ato të huaja si ajo shqiptare. Qartë, para armës, para K47, para Feroce, janë paratë. Paratë janë instrument që lejon të lubrifikohen sistemet, të arrish kudo dhe nëse duhet të ndërtosh një kullë të madhe, nëse duhet të ndërtosh një zinxhir të madh hotelesh, edhe të shkojë në kadastër, tek ata që japin koncesionet dhe në një farë mënyre të zbutësh sistemin e kontrollit. Kjo mënyrë realizohet vetëm nëse ke shumë para, dhe shqiptarët, mafia shqiptare, qartë kur them shqiptare, them mafia, kriminelët shqiptarë, kanë shumë para që vijnë nga sektori i parë i biznesit, që sot është bërë trafikimi i drogës.
Hyni
Mirë se vini! Hyni në llogarinë tuaj
Forgot your password? Get help
Shërim fjalëkalimin
Rikupero fjalëkalimin
Një fjalëkalim do t'ju dërgohet në email





