Qëllohet me armë i riu në Durrës

0

 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak para mesnatës së kësaj të diele në Durrës, ku një person ka plagosur qytetarin me iniciale I. S., rreth 26 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta.

Menjëherë pas ngjarjes, i plagosuri është transportuar në spital, ku po merr ndihmën mjekësore përkatëse dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ka njoftuar Policia e Shtetit.

Ndërkohë, shërbimet e policisë kanë rrethuar zonën dhe po punojnë për kapjen e autorit, ndërsa grupi hetimor nën Drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon punën për zbardhen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Plagosi me armë zjarri 1 shtetas pas një konflitki për motive të dobëta, shpallet në kërkim autori i dyshuar.

Më datë 08.08.2021, rreth orës 23:41, në lagjen nr.18, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi H. Ll., ka plagosur dyshohet se me armë zjarri në këmbë shtetasin I. S., rreth 26 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijojnë punën për kapjen e tij.

Grupi hetimor nën Drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon punën për zbardhen e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu