Qëllohet me sende të forta nga bashkëmoshatarët, 14-vjeçari përfundon në spital

0

Një 14-vjeçar në qytetin e Korçës ka përfunduar në spital pasi është dhunuar nga disa persona ende të paidentifikuar mbrëmjen e sotme.

Mësohet se ai është plagosur pasi është goditur me sende të forta në kokë, për arsye ende të pazbardhura.

Sakaq, ai është transportuar me emergjencë në spitalin e Korçës, ndërsa policia po heton shkaqet e ngjarjes.

Korçë/Informacion paraprak

Mbrëmjen e sotme, në lagjen nr. 12, Korçë, gjatë një konflikti të çastit dyshohet me bashkëmoshatarë të tjerë, është dëmtuar në kokë me mjete të forta, një 14-vjeçar, i cili aktualisht po merr mjekim në spitalin e Korçës.

Në ambientet e Komisariatit ndodhen të shoqëruar disa persona të cilët po merren në pyetje.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu