IZRAEL– Forcat izraelite kanë qëlluar për vdekje gazetaren e Al Jazeera, Shireen Abu Akleh në Bregun Perëndimor të pushtuar, sipas ministrisë palestineze të shëndetësisë. Ajo u godit nga një plumb ndërsa mbulonte bastisjet izraelite në qytetin e Jeninit dhe u dërgua me urgjencë në spital në gjendje kritike, aty ku dhe humbi jetën, raporton Protothema.gr.
Rrethanat e vdekjes së saj nuk ishin të qarta, por videot e incidentit tregojnë se Abu Akleh u qëllua në kokë, tha Nida Ibrahim nga Al Jazeera.
“Ajo që ne dimë tani për tani është se ministria palestineze e Shëndetësisë ka njoftuar vdekjen e saj. Shireen Abu Akleh, po mbulonte ngjarjet që po shpalosen në Jenin, veçanërisht një bastisje izraelite në qytet, i cili është në veri të Bregut Perëndimor të pushtuar, kur ajo u godit nga një plumb në kokë,- “tha Ibrahim, duke folur nga qyteti palestinez Ramallah.