Qëlloi me armë brenda një lokali në Tiranë, Jetmir Pepa shpallet në kërkim! Biznesmeni që futi në sherr motrat Berisha dhe Klea Prengën

0

TIRANË- Policia ka shpallur në kërkim 33-vjeçarin, Jetmir Pepa, i cili dyshohet se mëngjesin e 1 janarit ka qëlluar me armë zjarri në një lokal në rrugën “Liman Kaba”. Mësohet se Pepa ka qenë i ulur në zonën “VIP’, teksa ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar në ajër, duke shkaktuar kështu panik te qindra të rinj të cilët ishin mbledhur për të festuar ndërrimin e viteve.

Sipas policisë, në vendngjarje është gjetur dhe sekuetruar një gëzhojë, teksa nga kamerat e sigurisë është bërë e mundur edhe identifikimi i tij.

Pepa është ish-bashkëshorti i Mariela Berishës, motrës së Antonela Berishës, e cila së bashku me motrën e saj dhunuan brutalisht blogeren Klea Prenga. Prenga u dhunua barbarisht nga motrat Berisha teksa ishte duke darkuar në një restorant në kryeqytet, mbrëmjen e 6 gushtit 2024.

Njoftimi:

DVP Tiranë

-Në përfundimin të veprimeve të para hetimore nga Komisariati i Policisë Nr.2, nën drejtimin e Prokurorisë u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit J.P, 33 vjeç. Ky shtetas dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në një ambient festiv në rrugën “Liman Kaba” më datë 01.01.2025 rreth ores 04:30. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu