– Gjykata Themelore në Gjakovë, të martën, e ka dënuar me 1 vit burgim me kusht Përparim Ademajn, për shkak se ka gjuajtur me armë në tetor. Betimi për Drejtësi shkruan se Ademaj para gjykatës së Gjakovës, Ademaj është shprehur se ka gjuajtur me armë për shkak se është bërë me djalë.
Në aktakuzën e Prokurorisë Themelore në Gjakovë, thuhet se më 1 tetor 2021, në Jabllanicë të Gjakovës, Ademaj ka përdorur armën në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm në Republikën e Kosovës.





