Qëlloi me breshëri automatiku ish-të dashurën e tij, shqiptari dënohet me 10 vite burg

0

ITALI- Ibrahim Rudi, 22 vjeç, nga Shqipëria është dënuar me 10 vite burg pasi akuzohet se ka qëlluar me breshëri automatiku, ish-të dashurën e tij. Ngjarja e rëndë ndodhi mes datës 9 dhe 10 gusht, në vitin 2021.

E reja ishte në rrugë me motrën e saj, kushëririn dhe dy miqtë në via Kennedy në qendër të Galipolit, në momentin që Rudi qëlloi 18 herë me automatik në drejtim të tyre. Vajza e personat e tjerë i mbijetuan sulmit.

22-vjeçari u largua nga vendngjarja më pas, por u arrestua ditë më vonë. Ai u dënua me procesin e gjykimit të shkurtuar nga gjyqtarja e Leçes Simona Panzera. Rudi u shpall fajtor për vrasje të shumëfishtë të mbetur në tentativë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu