GREQI– Klodiana Celo ka dëshmuar në polici se nëna e saj bën pjesë në një organizatë kriminale dhe ka bërë kërkesë që ajo të arrestohet. Mediat greke raportojnë se shqiptarja e cila qëlloi dy herë ndaj partnerit të saj, okulistit Georgios Neos i cili po lufton për jetën, ka ngritur akuza të rënda për nënën e saj.
Hetuesit po përpiqen që të zbulojnë se kush ia siguroi armën e krimit dhe nëse ka bashkëpunëtorë që e ndihmuan që të qëllonte ndaj babait të fëmijës së saj.