Qëlluan me grushte dhe plagosën me thikë 30-vjeçarin, në kërkim dy shokët në Maliq

0

Policia e Korçës ka shpallur në kërkim dy të rinj, të cilët dyshohet se janë përfshirë në plagosjen me dashje të një 30-vjeçari, ndërsa ata janë E.M., 26 vjeç dhe G. V., 24 vjeç, të dy banues në Maliq.

Sipas policisë, dy të rinjtë  mbrëmjen e djeshme  gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se kanë goditur me grushte dhe mjet prerës Sh. H., 30 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime të lehta trupore.

Ky i fundit ndodhet në spitalin rajonal ku po merr shërbimin e nevojshëm mjekësor, ndërsa policia është vënë në ndjekje të dy agresorëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu