– Spektakli i mbrëmshëm i “Big Brother Vip” mbrëmë ishte një dramë e vërtetë, pasi gjatë transmetimit live, këngëtares së njohur, Filloreta Raçit, e njohur si Fifi, i ra të fikët. Gjendja e Fifit, aspak e mirë ka qenë shkak i një reagimi nga ana e motrës së saj, Edona Raçit.
Edona ka dhënë një mesazh nga Instagrami për motrën e saj, duke e motivuar që të vazhdojë garën dhe të qëndrojë e fortë.
“My strong sister. (Motra ime e fortë) Më fal që nuk jam aty ta mbaj dorën dhe të të them se je njeriu më i drejtë dhe me zemrën më të madhe dhe sa keq më vjen që sinqeriteti jot është keqpërdorur aq shumë. U luta shumë të thuash se dua të dal, për të vetmen arsye se mka marr malli shumë për ty dhe u gëzova që nuk e the se e di që do të reflektosh dhe do i bindësh të gjithë se je një shpirt artisti. Është e vërtetë se nuk të duhet fitorja e Big Brother përpara shëndetit tënd, po është diçka që do e kalosh. Ke kaluar shumë sfida më të rënda dhe jam e bindur se do e përballosh këtë. Të dua shumë,”- shkruan ajo.
Megjithatë duket se pas fjalëve të moderatores Arbana Osmani, Fifi është shfaqur më e qetë.