Qëndronte pranë makinës së parkuar/ Shpëton për pak qytetari

0

Ky është momenti dramatik kur shoferi i një veture i shpëton më të keqes “për një fije floku”, pasi që një kamion humb kontrollin dhe përplaset me disa vetura në jug të Kinës.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur në qytetin kinez Sanming, kamioni godet veturat e parkuara.

Videoja fillon me një burrë që qëndronte afër veturës së tij të zezë dhe pasi e kupton se çfarë pason, largohet me shpejtësi duke i shpëtuar shtypjes.

Nuk raportohet për viktima, ndërsa nuk dihet nëse shoferi ishte shpërqendruar apo kishte probleme me frenat e mjetit gjigant.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu