Qeni antidrogë “zbërthen” bandën e shqiptarëve/ Transportonin kanabis nga Shqipëria për në Greqi, 3 në pranga

0

Autoritetet greke kanë goditur një grup të trafikut të drogës nga Shqipëria për në shtetin helen.

Si pasojë e operacionit janë sekuestruar më shumë se 30 kilogramë drogë.

Policia e Komotinisë dhe Aleksandroupolit në Rodopi ka ndaluar dy automjete, ku në njërin prej mjeteve janë gjetur dhe sekuestruar në një vend të improvizuar enkas në tavanin e mjetit, 44 pako me 32 kg e 50 gram marijuanë.
Mediat greke raportojnë se mjeti i dytë shërbente për të kontrolluar rrugën.

Si pasojë e operacionit janë arrestuar dy meshkuj dhe një femër, të tre shqiptarë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu