MEKSIKE – Alebrijes Oaxaca i dha Dorados humbjen e 6-të në po aq ndeshje jashtë fushe, por në fund të ndeshjes duartrokitjet më të mëdha nuk iu drejtuan trajnerit dhe asnjë prej lojtarëve vendas.
Me rezultatin 4-0 dhe në minutën e 90-të, një qen hyri në fushë dhe bëri shfaqjen e tij.
¡EL CRACK DEL JUEGO ????????!
Un amigo de cuatro patas entró en los minutos finales, agarró el balón y literal, nadie pudo detenerlo. El verdadero MVP de juego entre @AlebrijesOaxaca y @Dorados ???????? pic.twitter.com/5v0BxcetDg
— Liga BBVA Expansión MX (@LigaMXExpansion) September 28, 2023
Qeni u zhvendos menjëherë drejt topit, i cili me lehtësi karakteristike u lëshua nga duart nga portieri i skuadrës mike.
Edhe pse në fillim ishte e vështirë për t’u kontrolluar dhe me presionin e forcave të sigurimit që tentonin ta kapnin, qeni kafshoi topin dhe me driblime të përpunuara shmangi ndjekësit e tij, duke ngjarë me tepë rme një lojtarë.