“Qenka ulur sheqeri e mielli…”/ Rama dhe Ibrahimaj ‘inspektim’ në një market në Tiranë

0

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj kanë zhvilluar paraditen e sotme një vizitë mbikëqyrëse në një market lagjeje në Tiranë.

Rama u shpreh gjatë inspektimit se e rëndësishme është që të mos pësojnë rritje të madhe ushqimet bazë të shportës, duke theksuar se në rast abuzimesh situata do shkonte në kolaps.

“Ne nuk mund të kërkojmë që çmimet të shkojnë në pikën sa të mos ketë më, se do ishte kolaps. Qenka ulur dhe sheqeri e mielli, sipas mundësive është por e rëndësishme është që këto ushqimet bazë mos të rriten shumë, mos të ketë abuzime”-u shpreh Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu