– Dy banore të shtëpisë së “Big Brother Vip” kanë patur një debat të ashpër pas spektaklit së mbëmjes së djeshme.
Arjola dhe Antonela kanë filluar të debatojnë me zë të lartë, duke fyer e ofenduar njëra-tjetrën.
Gjatë debatit Arjola i është drejtuar Antonelës duke e quajtur ” budallicë” dhe “me të meta mendore”, gjë që ka acaruar Antonelën. Ajo i është afruar tepër aktores sa la të kuptohej se do të kishte një përplasje fizike mes tyre.
Debati:
Arjola: Hajde, hajde foli Sabianit, hajde, hajde
Antonela: Pse po më afrohesh kështu
Arjola: Se mos mendon se jam duke trembur
Antonela: Na shurdhove, nuk po mundem që të duroj dot më të bërtiturat e tua nëpër shtëpi
Arjola: Po ti si je duke folur? Unë kam qenë duke u falur dhe ti na prishe faljen mua me Sabianin me të bërtiturat e tua
Antonela: Ti do të më nxjerrësh negative, s’kanë faj banorët që ankohen për ty
Arjola: Qenke budallicë krejt, qenke budalle
Antonela: Më marrsh të ligat
Arjola: Qenka me të meta mendore
Antonela: Qenke budallicë thotë, ska lindë akoma ai që mundet me më bërtitë mua, mbaji për vete ofendimet. As nëna ime nuk mundet me më ofendu mua.