Duket se e gjithë shtëpia ka rënë ‘pre’ e misionit që Vëllai i Madh u dha banorëve që ishin në burgun e “Big Brother VIP”.
Pasi bënë një plan, Dea, Qetsori, Kristi dhe Bledi i bindën banorët se ky i fundit do largohej nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Si shkak për largimin e papritur të tij vendosën që të thonin se gazetari nuk po e përballonte dot qëndrimin në burg.
Gjithashtu shtuan se Bledi ishte prekur nga një fjalë e Luizit, që kishte thënë për të se është burgaxhi dhe plak.
Qetsori po mbante “lojën” dhe bërtiste në oborr “Iku Bledi”, ndërsa brohoritjes së tij iu bashkua edhe Luizi.
Ky i fundit i kërkoi llogari Kristit, Deas dhe Qetsorit se përse ata dolën nga qelia. Këta të fundit u shprehën se Bledi kërkoi të dalë nga shtëpia dhe e ndërprenë dënimin.
Sipas Luizit, ata nuk duhet të dilnin sepse janë dënuar nga Vëllai i Madh dhe se duhet të kthehen sërish në burg.