Qeveria i lidh 61 mijë lekë pension mujor familjes së Klodjan Rashës

0

Pas ngjarjes tragjike të 8 dhjetorit, kur u vra nga një punonjës policie 25-vjeçari, Klodjan Rasha, Këshilli i Ministrave ka vendosur që ta trajtojë familjen e tij me një pagesë të veccantë prej 61 mijë lekësh në muaj.

Pas ngjarjes tragjike të 8 dhjetorit, kur u vra nga një punonjës policie 25-vjeçari, Klodjan Rasha, Këshilli i Ministrave ka vendosur që ta trajtojë familjen e tij me një pagesë të veçantë prej 61 mijë lekësh në muaj.

Vendimi i Qeverisë është miratuar më 11 dhjetor dhe parashikon “dhënien e trajtimit të veccanët familjes së të ndjerit Klodian Rasha, në formën e financimit mujor, në masën e tetëfishit të pensionit social, që është 7600 lekë. Trajtimi me 61000 lekë në muaj, sipas VKM-së, nis nga data 1 dhjetor 2020.

Ndërkohë që në një tjetër vendim, duke marrë shkasë nga kjo ngjarje e rëndë, Qeveria ka bërë një shtesë në ligjin për “Sigurimet Shoqërore”.

“Familja, e cila ka humbur aksidentalisht pjesëtarë të saj, si pasojë e veprimeve të kryera gjatë ushtrimit të detyrës nga punonjës të organeve ligjzbatuese, përfiton trajtim të veçantë financiar deri në masën e tetëfishit të pensionit social. Trajtimi i veçantë financiar dhe anëtari që përfiton në emër të familjes, përcaktohet me vendim individual të Këshillit të Ministrave dhe financohet nga buxheti i shtetit”, thuhet në vendimin e qeverisë.

Ngjarja tragjike ndodhi herët në mëngjesin e datës 8 dhjetor në rrugën “Dritan Hoxha” në Tiranë, ku 25 vjeçari Klodjan Rasha është qëlluar për vdekje me armë nga polici Nevaldo Hajdaraj.

Kjo ngjarje e rëndë pasoi me reagime të shumta por edhe protesta, të cilat degjeneruar në dhunë dhe shkatërrime në Tiranë dhe qytetet të tjera të vendit. Kryeministri Rama e vizitoi familjen Rasha menjëherë pas kthimit nga një vizitë në SHBA.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu